Nxënësit e shkollës sonë realizuan një shetitje edukative dhe rekreative në Burimin e Drinit të Bardhë në Pejë, një nga bukuritë natyrore më të veçanta të vendit tonë. Ky aktivitet u organizua me qëllim të krijimit të një ambienti të këndshëm dhe relaksues jashtë mureve të klasës, duke i dhënë nxënësve mundësinë të mësojnë dhe të bashkëbisedojnë në një atmosferë ndryshe.
Gjatë kësaj dite, u nxitur socializimi, bashkëpunimi dhe forcimi i lidhjeve shoqërore mes nxënësve, si dhe ndërveprimi pozitiv me stafin shkollor. Aktivitetet në natyrë kontribuan në mirëqenien emocionale të pjesëmarrësve dhe në ndërtimin e një klime të shëndetshme bashkëpunimi.
Dita u shoqërua me energji pozitive, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme, të cilat pasurojnë përvojën shkollore dhe krijojnë kujtime të bukura për të gjithë pjesëmarrësit.
Në #KPU, aktivitete të tilla janë pjesë e rëndësishme e jetës shkollore, pasi besojmë se mësimi dhe zhvillimi personal ndodhin edhe jashtë klasës, përmes përvojave të përbashkëta dhe kontakteve me natyrën 🌿

