Vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve – Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, nxënësit tanë zhvilluan një vizitë të ngrohtë dhe plot emocione në Shtëpinë e të Moshuarve. Qëllimi i vizitës ishte të dhurojmë buzëqeshje, respekt dhe kujdes për gjeneratën që ka dhënë aq shumë për shoqërinë tonë.

Gjatë qëndrimit, nxënësit biseduan me të moshuarit, ndanë momente inspiruese dhe sollën atmosferë të gëzueshme. Nxënësit tanë të profileve Infermieri 👩‍⚕️ dhe Teknik Dentar 🦷 treguan profesionalizëm dhe humanizëm, duke i ndihmuar të moshuarit me këshilla, pyetje-përgjigje dhe sqarime rreth çështjeve shëndetësore, sëmundjeve të ndryshme dhe mirëqenies personale.

Kjo përvojë ishte një mësim i rëndësishëm për humanizmin, empatinë dhe fuqinë e gjesteve të vogla, duke forcuar lidhjen mes shkollës dhe komunitetit.

Leave a Reply

en_US
en_US