Infermieri

Nëse po kërkon një shkollë që të përgatit për jetën reale, punën dhe të ardhmen, KPU është zgjedhja e duhur për ty. Arsim profesional modern, i orientuar nga kërkesat reale të tregut të punës dhe i mbështetur fuqishëm në praktikë dhe teknologji.

Nxënës të KPU në programin Infermieri
Kohëzgjatja3 vite · Klasa X–XII
ModeliMësim dual: teori + praktikë
PraktikaNë laboratorë, kompani & institucione
BonusMundësi në 26 shtete të Evropës
Plani mësimor

Çka do të mësosh gjatë 3 viteve.

1 Viti i parëKlasa X
60% teori / 40% praktikë
  • Ndërtimi dhe funksionimi i trupit
  • Edukimi shëndetësor dhe parandalimi i infeksionit
  • Kujdes shëndetësor
  • Ndihma e parë, nevojat bazë të njeriut & dietat

Praktikë në laboratorët e KPU dhe institucionet tona partnere.

2 Viti i dytëKlasa XI
50% teori / 50% praktikë
  • Kirurgji me përkujdesje
  • Farmakologji dhe dozologji
  • Shëndeti dhe sëmundjet e njeriut I/II
  • Kujdesi ndaj të sëmurëve infektivë dhe shëndeti i fëmijëve

Mësim praktik dhe mentorim në klinika e qendra mjekësore.

3 Viti i tretëKlasa XII
40% teori / 60% praktikë
  • Gjinekologji dhe obstetrikë
  • Neuropsikiatri me kujdes
  • Mikrobiologji dhe imunologji
  • Biokimi klinike dhe ndërmarrësi në shëndetësi

Praktikë intensive dhe përgatitje e avancuar për certifikim dhe punësim.

Pse të zgjedhësh KPU?

Përparësitë që bëjnë ndryshimin.

Praktikë reale

Në klinika dhe qendra mjekësore partnere – mëson përmes përvojës, jo vetëm librave.

Teknologji moderne & AI

Inteligjencë Artificiale dhe teknologji moderne në mësimdhënie.

Mësim dual & mentorim

Mbështetje profesionale për zhvillimin tënd personal dhe profesional.

Certifikim & punësim

Program i orientuar drejt tregut të punës dhe licensimit.

Laboratorë modernë

Mësimi zhvillohet në kushte të standardeve evropiane.

Mësim i personalizuar

Mbështetje e vazhdueshme nga profesorët dhe mentorët.

Si mëson

Më shumë praktikë çdo vit.

Nga 40% praktikë në klasën e X-të, në 60% praktikë në klasën e XII-të – me fokus në licensim dhe punësim.

40%Praktikë · X
50%Praktikë · XI
60%Praktikë · XII
Nxënëse gjatë praktikës në laborator
Pas diplomimit

Karriera jote si infermiere.

Diploma e KPU të hap dyert për punë menjëherë pas shkollës ose për studime të mëtejshme.

  • Infermier/e në spitale dhe klinika
  • Qendra të mjekësisë familjare
  • Studime në infermieri dhe shkenca shëndetësore
Ke pyetje?

Pyet për programin.

Ose na telefono direkt në +383 45 481 241.

Apliko tani

Kërko informacion

en_US
en_US