Në Kolegjin Profesional Universum (#KPU), nxënësit morën pjesë në një aktivitet të veçantë edukativ mbi kujdesin për shikimin. Në këtë aktivitet, u angazhuan ekspertë nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, të cilët mbajtën një prezantim frymëzues dhe informues mbi rendësinë e parandalimit të problemeve të shikimit dhe sfidat me të cilat përballen personat me dëmtime të shikimit .
Nxënësit u përfshinë me shumë kureshtje dhe pyetje, duke treguar vetëdije të lartë për rëndësinë e kujdesit për shikimin – një temë që na prek të gjithë çdo ditë. Aktiviteti nxit ndërgjegjësimin dhe edukimin, duke kontribuar në formimin e një komuniteti më të informuar dhe të përgjegjshëm ndaj shëndetit vizual.

