News & Updates

Blog 2 Columns With Frame

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, një ditë që na kujton se secili prej nesh është unik dhe i ndryshëm në mënyrën e vet – dhe pikërisht këto dallime e bëjnë shoqërinë më të pasur dhe më të bukur 🍀. Me nxënësit tanë vizituam Qendrën e Personave me Sindromën Down, ku...

Vizitë edukative në kazermën e qytetit për 28 Nëntorin

Për nder të festës së 28 Nëntorit, nxënësit tanë realizuan një vizitë mbresëlënëse në kazermën e qytetit, ku patën mundësi të shohin nga afër armatimin, pajisjet dhe automjetet ushtarake që mbrojnë sigurinë e vendit. Kjo përvojë edukative u dha nxënësve një pasqyrë të qartë mbi disiplinën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e forcave tona të armatosura 🎖️,...

Gara e Esesë për Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë

Në kuadër të lëndës së Gjuhës Shqipe, u ndanë çmimet për vendin e parë, të dytë dhe të tretë në garën e esesë, të organizuar në nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë. Këto certifikata vlerësojnë përkushtimin, kreativitetin dhe aftësinë e shkëlqyer të nxënësve për të artikuluar mendimin e lirë në nivel...

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve ✨

Në kuadër të shënimit të kësaj dite me rëndësi të veçantë, shkolla jonë pati kënaqësinë të mirëpresë z. Kemajl Aliu, Këshilltar Ligjor dhe Shef i Zyrës Rajonale në Ferizaj, si dhe Përfaqësues për Ferizaj i Avokatit të Popullit. Gjatë ligjëratës së tij, z. Aliu trajtoi çështje thelbësore që lidhen me të drejtat dhe mirëqenien e...

Dita Botërore e Diabetit

Në shenjë të kësaj dite me rëndësi globale, nxënësit e programit tonë zhvilluan një aktivitet sensibilizues në hapësira publike, ku kryen matje të glukozës për qytetarët, duke kontribuar në përhapjen e informacionit të saktë dhe ndihmën e drejtpërdrejtë për komunitetin. Aktiviteti u fokusua në promovimin e parandalimit, diagnostifikimit të hershëm dhe rëndësisë së monitorimit të...

Mysafir nga Amerika në shkollën tonë

Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim z. Jerry Psitechi, vullnetar i organizatës ndërkombëtare Peace Corps nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z. Psitechi punon si mësimdhënës vullnetar i gjuhës angleze, duke ndihmuar në zhvillimin e shkathësive gjuhësore dhe kulturore tek nxënësit. Gjatë vizitës, ai mbajti një ligjëratë interesante mbi kulturën amerikane dhe zhvilloi lojëra edukative e...
1 2 3 4 17
en_US
en_US