News & Updates

Blog 2 Columns

Një ditë në rrethin e dijes – Festuam Ditën e Numrit Pi!

Sot, në ambientet tona mësimore, festuam Ditën Ndërkombëtare të Numrit Pi (#PiDay) me një sërë aktivitetesh praktike dhe edukative që sollën matematikën më afër nxënësve – në mënyrë kreative dhe argëtuese! Përmes aktiviteteve hands-on, nxënësit u angazhuan në eksperimente të thjeshta, matje reale dhe ushtrime logjike që ndihmuan në kuptimin konkret të numrit Pi (π)...

Dashuri dhe mirënjohje për gjeneratat që na rritën – Një 8 Mars i veçantë në Qendrën e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nxënësit tanë zgjodhën ta festojnë ndryshe këtë vit – me zemër, me dashuri dhe me respekt për ata që kanë dhënë kaq shumë për ne. Në një atmosferë të ngrohtë e të përzemërt, ata vizituan Qendrën e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, ku i surprizuan gjyshet me lule...

Mirënjohje për gratë që na mbrojnë çdo ditë – Një gjest simbolik nga nxënësit tanë për Policinë e Kosovës 💐👮‍♀️

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nxënësit tanë zgjodhën të shprehin mirënjohjen dhe respektin për një grup të veçantë të grave që çdo ditë kontribuojnë në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit tonë – zyrtaret e Policisë së Kosovës. Me një gjest të thjeshtë, por plot kuptim, ata dhuruan lule dhe kartolina falënderimi, duke...

Po thellojmë rrënjët tona historike dhe kulturore!

Një udhëtim i paharrueshëm me nxënësit tanë na çoi drejt dy qyteteve simbol të trashëgimisë shqiptare – Shkodrës dhe Lezhës. Këto qytete, të pasura me histori, kulturë dhe identitet kombëtar, u bënë vendi ku nxënësit patën mundësinë të përjetojnë nga afër rrëfimet e së kaluarës. Gjatë vizitave, eksploruam muzeume, monumente historike dhe vende që ruajnë...

Festa e Pavarësisë së Kosovës – Krenaria që frymëzon brezat e rinj

Në shenjë nderimi për këtë festë të madhe, nxënësit tanë janë angazhuar me përkushtim duke krijuar piktura, vizatime dhe punime të ndryshme artistike që pasqyrojnë dashurinë për atdheun dhe krenarinë për Pavarësinë. Përmes këtyre veprave, ata shprehin emocionet, mendimet dhe shpresat për një të ardhme më të ndritur. Arti i nxënësve nuk është thjesht një...

Vizita e nxënësve në Qendrën për shërbime psikologjike “Ri-Jeta”

Sot, patëm nderin të ishim të ftuar në Qendrën për Shërbime Psikologjike “Ri-Jeta” për një bashkëbisedim të jashtëzakonshëm me psikologen Arjeta Musliu dhe Znj. Naile Elezi. Ky takim na ofroi mundësinë të mësojmë shumë rreth rëndësisë së shprehjes së emocioneve dhe ndikimit që kjo ka në mirëqenien tonë emocionale dhe psikologjike. Njohja dhe shprehja e...
1 3 4 5 6 7 14
en_US
en_US