Dita Botërore e Diabetit

Në shenjë të kësaj dite me rëndësi globale, nxënësit e programit tonë zhvilluan një aktivitet sensibilizues në hapësira publike, ku kryen matje të glukozës për qytetarët, duke kontribuar në përhapjen e informacionit të saktë dhe ndihmën e drejtpërdrejtë për komunitetin.

Aktiviteti u fokusua në promovimin e parandalimit, diagnostifikimit të hershëm dhe rëndësisë së monitorimit të vazhdueshëm të nivelit të sheqerit në gjak. Njëkohësisht, u krijua një ambient ku nxënësit mund të zhvillojnë aftësi profesionale dhe komunikimi, duke forcuar lidhjen mes shkollës dhe komunitetit.

Falë përkushtimit të tyre, kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të vetëdijshme dhe të orientuar drejt mirëqenies shëndetësore.

Leave a Reply

en_US
en_US