Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, nxënësit e programit të Infermierisë zhvilluan një ditë të veçantë, të pasuruar me aktivitete edukative dhe praktike, të fokusuara në rëndësinë e shëndetit kardiovaskular.
Gjatë aktivitetit, nxënësit u angazhuan në matjen e tensionit arterial, peshës dhe gjatësisë, duke aplikuar njohuritë e fituara në praktikë. Po ashtu, u zhvilluan diskutime të hapura rreth faktorëve që ndikojnë në shëndetin e zemrës, si stili i jetesës, ushqyerja, aktiviteti fizik dhe menaxhimi i stresit.
Një pjesë e rëndësishme e ditës ishte puna me modele anatomike, përmes së cilës nxënësit mësuan më shumë rreth strukturës së zemrës dhe qarkullimit të gjakut. Profesorët e lëndëve mjekësore, me përkushtim të veçantë, shpjeguan funksionet jetësore të zemrës si dhe rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve kardiake përmes edukimit dhe kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor.
Këto aktivitete shërbejnë jo vetëm për thellimin e njohurive profesionale të nxënësve, por edhe për rritjen e ndërgjegjësimit mbi kujdesin ndaj zemrës si një element kyç për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
🧠💓 Edukimi për zemrën është investim në shëndetin dhe të ardhmen tonë!

