Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down – Një ditë plot ngjyra, dashuri dhe kreativitet!

Sot, në Dita Ndërkombëtare të Sindromës Down, nxënësit tanë u bashkuan për të përkrahur fëmijët me këtë sindromë në një aktivitet të veçantë dhe plot ngjyra! 🎨✨

Ky aktivitet ishte një mundësi për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për ata që kanë nevojë për vëmendje dhe përkujdesje të veçantë. Nxënësit e shkolles kishin mundësinë të krijonin vizatime të bukura, duke shprehur kreativitetin dhe dashurinë për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj historie të veçantë.

Po ashtu, ne kemi mbështetur fëmijët me Sindromën Down përmes një kontributi simbolik – duke blerë kartolina të punuara me dashuri nga duart e fëmijëve të Qendrës Down Syndrome Kosova. Ky gjest i vogël ka për qëllim t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë dhe të krijojnë mundësi më të mira për të ardhmen e tyre.

Çdo ngjyrë, çdo vizatim dhe çdo ndihmë që ofruam sot ishte një hap drejt një bote më të përfshirë dhe më të bukur, ku secili mund të ndjehet i vlerësuar dhe i barabartë.

Një botë e ngjyrosur me dashuri është një botë më e mirë për të gjithë!

Leave a Reply

en_US
en_US