Know Us Better

Historia

Historia e shkollës

KPU-Kolegji Profesional Universum është institucion arsimor pjesë e rrjetit të shkollave Universum, të cilat ofrojnë të gjitha nivelet e shkollimit, duke filluar nga arsimi parafillor deri te niveli universitar. Universum është shkolla e parë private në Kosovë, që nga viti 2003

KPU – Kolegji Profesional Universum ofron një gamë të gjerë programesh të arsimit të mesëm profesional, me fokus në kualifikimin e nxënësve në Top profesionet e së ardhmes.

 

 

Misioni

Misioni i KPU është të ofrojë një arsim të lartë profesional dhe praktik, i cili fuqizon nxënësit me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të qenë konkurrues në tregun e punës. Bazuar në praktikat më të mira të Edukimit Profesional nxisim inovacionin dhe etikën profesionale, duke përgatitur nxënësit për epokën digjitale.

Vizioni

Vizioni ynë është të jemi shkollë lidere e njohur për përsosmërinë në edukimin profesional dhe teknik, duke u bërë zgjedhja e parë për nxënësit që kërkojnë një edukim të orientuar në karrierë. 

 

 

Vlerat tona

KPU angazhohet të ofrojë një arsim të lartë dhe cilësor, vlerat kryesore që na përfaqësojnë janë:

Cilësia dhe inovacioni; Integriteti dhe etika; Përkushtimi ndaj nxënësve; Bashkëpunimi me Komunitetin; Iniciativa dhe kreativiteti; Përgjegjësia sociale.

Mjedis stimulues me teknologji inovative

KPU – Kolegji Profesional Universum ofron mjedis stimulues, duke integruar teknologji inovative në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Kjo përfshin përdorimin e mjeteve moderne dhe metodologjive të avancuara për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësi të reja dhe të qëndrojnë të përditësuar me trendet më të fundit në fushën e tyre të studimit.

Laboratore Inovative Mjekesore dhe Tekologjike

Laboratoret mjekësore dhe teknologjike janë një pjesë kyçe e arsimit dhe kërkimit në fushën e shkencave mjekësore dhe teknologjike. Në KPU, këto laboratore ofrojnë mundësi të shumta për të zhvilluar aftësi praktike, hulumtime, simulime dhe eksperimentime te ndryshme.

Aktivitete Ekstra-kurrikulare

Ofrojmë një sërë aktivitetesh jashtë-shkollore që ndihmojnë në zhvillimin personal dhe social të nxënësve, si klube, sporte dhe projekte të tjera vullnetare për komunitet.

en_US