Java e Parë Pas Pushimeve Pranverore – Përkushtim dhe Puna në Laboratorët Modern të KPU!

Java e parë pas pushimeve pranverore ka nisur me përkushtim maksimal nga nxënësit e programit Teknik Dentar! Ata janë rikthyer në laboratorët modern të shkollës për të vazhduar me përpikmëri punën e tyre në ndërtimin dhe modelimin e dhëmbëve 🦷🪥.

Praktika është thelbësore në këtë fushë, dhe çdo orë e kaluar në laborator është një mundësi për të zhvilluar aftësitë teknike dhe për të formuar profesionistët e së ardhmes. Nxënësit po angazhohen në punë të detajuara dhe të sakta, duke përgatitur veten për sfidat e mundshme në fushën dentare, që kërkon përkushtim dhe saktësi.

KPU është e angazhuar për t’i ofruar nxënësve mundësi praktike dhe për t’i mbështetur ata në zhvillimin e karrierës së tyre profesionale.

Leave a Reply

en_US
en_US