Nga Holanda në Kosovë: Profesorët e Inholland University qëndruan në Kolegjin Profesional Universum

Kolegji Profesional Universum (KPU) po ndërkombëtarizon arsimin e lartë profesional në Kosovë. Gjatë kësaj jave, një delegacion nga Inholland University of Applied Sciences, nga Holanda, qëndroi në KPU në kuadër të projektit CO-HOST, një iniciativë që synon fuqizimin e të rinjve përmes përvojave ndërkulturore dhe zhvillimit profesional ndërkombëtar.

Gjatë vizitës, profesorët nga Inholland:

  • Zhvilluan workshop me nxënësit e KPU mbi aftësitë për tregun global të punës dhe ndërtimin e kompetencave ndërkulturore;
  • Mbajtën takime strategjike me menaxhmentin e KPU për të forcuar bashkëpunimin ndër-institucional dhe për të planifikuar projekte të reja akademike dhe ndërkombëtare;
  • Ndërmjetësuan shkëmbim praktikash akademike për të ndihmuar harmonizimin e arsimit profesional në Kosovë me standardet evropiane.

Projekti CO-HOST, ku KPU është partner, përfshin institucione nga disa vende të Bashkimit Evropian dhe ka për qëllim:

  • Nxitjen e mësimit ndërkulturor dhe përvojave ndërkombëtare;
  • Zhvillimin e aftësive të buta dhe profesionale për të rinjtë;
  • Përshtatjen me tregun global të punës;
  • Nxitjen e shkëmbimeve të nxënësve dhe edukimit transformues. 

Nxënësit e KPU — ambasadorë të Kosovës në Evropë!

Përveç vizitës së profesorëve, KPU po ofron mundësi reale për nxënësit e saj që të përfitojnë nga programet evropiane:

  • Sofia, Bullgari — shkëmbim dyjavor ku nxënësit morën pjesë në trajnime ndërkulturore dhe punëtori për zhvillim personal dhe profesional.
  • Sithonia, Greqi — aktualisht 15 nxënës të KPU po marrin pjesë në një eksperiencë ndërkombëtare edukative dhe sociale.

Ky bashkëpunim me një institucion prestigjioz si Inholland University konfirmon përkushtimin e KPU për të sjellë arsimin evropian në Kosovë dhe për të përgatitur të rinjtë për sfidat dhe mundësitë e tregut global.

Fillo të ardhmen profesionale në shkollën e mesme profesionale #KPU, regjistrimet ​po vazhdojnë! ​#APLIKO këtu https://kpu-universum.com/apliko/​. Përjetoni një përvojë unike të të mësuarit me aktivitete ekstra-kurrikulare, mësim të personalizuar, dhe praktika profesionale në laboratorë të pajisur me teknologji të avancuar.

Për më shumë informata kontakto ​+​383 45​ 481​ 241 KPU-Kolegji Profesional Universum ose na ndiqni në rrjete sociale.

Leave a Reply

en_US
en_US