Mësimi në KPU nuk ndalet në klasë – Praktika profesionale për Teknikët Dentarë

Në Kolegjin Profesional Universum (#KPU), procesi mësimor shkon përtej mureve të klasës. Nxënësit e drejtimit “Tekniku Dentar” zhvillojnë praktikën profesionale në institucione shëndetësore, duke punuar krah profesionistëve të fushës dhe duke përvetësuar aftësi të rëndësishme për karrierën e tyre.

Gjatë kësaj eksperience praktike, nxënësit jo vetëm që kujdesen për pacientët, por edhe zhvillojnë aftësi kyçe si:

  • Komunikimi efektiv 🗣️
  • Përgjegjësia profesionale 🤝
  • Përkushtimi ndaj të tjerëve 💙

Kjo qasje praktike siguron që nxënësit të jenë të përgatitur për tregun e punës, të aftë për të përballuar situata reale dhe të zhvillojnë kompetencat e duhura për sukses në fushën e stomatologjisë.

Leave a Reply

en_US
en_US