Përgatitja profesionale në KPU – Praktikë dhe përkushtim në infermieri 🩺

Në Kolegjin Profesional Universum (#KPU), përgatitja profesionale nuk ndalet në klasë. Nxënësit e drejtimit “Infermieri” zhvillojnë praktikën e tyre profesionale në institucione shëndetësore 🏥, nën mbikëqyrjen e profesionistëve të fushës 👨‍⚕️👩‍⚕️.

Qëllimi i kësaj praktike është zhvillimi i aftësive profesionale, komunikimit efektiv dhe përgjegjësisë ndaj pacientit, duke i përgatitur nxënësit për tregun e punës dhe sfidat reale të profesionit infermieror.

Kjo qasje praktike siguron që secili nxënës të fitojë eksperiencë të vlefshme, të ndërtuar mbi përvojë reale, dhe të zhvillojë kompetenca profesionale që do ta bëjnë të suksesshëm në karrierën e tij në shëndetësi.

Leave a Reply

en_US
en_US