Përshëndetje nga Ishulli Skopelos, Greqi! 🇬🇷

Nxënësit tanë janë duke përjetuar një trajnim transformues dy-javor në Ishullin Skopelos, Greqi, në kuadër të projektit ndërkombëtar CO-Host, ku #KPU – Kolegji Profesional Universum është partner. 🌍

Ky trajnim është një mundësi e jashtëzakonshme për nxënësit tanë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, për të fituar përvojë ndërkombëtare, dhe për të krijuar miqësi ndërkombëtare. Përveç aspektit profesional, ata po shijojnë gjithashtu mundësinë për të eksploruar kultura të reja dhe për të pasuruar njohuritë e tyre për botën dhe shoqërinë që i rrethon.

Ky eksperiencë ndërkombëtare është një hap tjetër në përgatitjen e nxënësve tanë për një të ardhme të suksesshme në tregun global të punës. 💼🌍

KPU vazhdon të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për nxënësit e saj, duke mbështetur zhvillimin e tyre si profesionistë dhe si qytetarë të botës! 🌟

Leave a Reply

en_US
en_US