Pas pushimeve pranverore, nxënësit e Kolegji Profesional Universum (KPU) janë rikthyer në laborator me plot energji për të zhvilluar aftësitë e tyre përmes ushtrimeve praktike dhe demonstrimeve profesionale. 🔬👨🔬👩🔬
Ky rikthim është një mundësi e shkëlqyer për ta përforcuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës, duke i ndihmuar nxënësit të kuptojnë më thellë konceptet e mësuara dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për t’u përgatitur për karrierën e tyre profesionale.
Në këtë mjedis laboratorik, mësimi bëhet më i lehtë dhe i kuptueshëm kur teoria takohet me praktikën. Nxënësit po përdorin pajisje dhe teknologji të avancuara për të eksperimentuar, mësuar dhe aplikuar njohuritë e tyre, duke u përgatitur për sfidat e së ardhmes.
KPU mbetet e angazhuar për t’i ofruar nxënësve mundësi praktike dhe inovative për zhvillimin e aftësive të tyre profesionale!