Përmes punës në grup, mësimit dual dhe laboratorëve modernë, nxënësit fitojnë njohuri praktike, zhvillojnë aftësi profesionale dhe ndërtojnë kompetenca që u shërbejnë gjatë gjithë jetës. Qasja jonë arsimore synon të lidhë teorinë me praktikën, duke i bërë nxënësit aktivë, të përgatitur dhe të sigurt në rrugëtimin e tyre profesional.
KPU ofron këto drejtime studimi në shkollën e mesme:
- Shkenca Kompjuterike & Programim 💻
- Mekatronikë 🔧
- Teknik Dentar 🦷
- Infermieri 💉
- Fizioterapi 🧘♀
- Gjimnaz 📘
Zgjidh drejtimin që përputhet me interesat dhe talentet e tua dhe bëhu pjesë e një komuniteti që investon në dijen, aftësitë dhe të ardhmen tënde.

