Super-Nxënësit tanë të muajit Prill!

Kolegjin Profesional Universitar (KPU), suksesi nuk kalon pa u vënë re! Çdo arritje, çdo përpjekje dhe çdo hap drejt ekselencës vlerësohet dhe festohet me krenari. 🎉

Në kuadër të iniciativës sonë për të nxitur frymën e përkushtimit dhe të zhvillimit personal, çdo muaj përzgjedhim “Super-Nxënësit” – ata që dallohen për:
Ekselencë në mësimnxënie,
Sjellje shembullore,
Përkushtim dhe ndikim pozitiv në komunitetin e klasës.

Për muajin Prill, me kënaqësi dhe krenari shpallim 6 nxënësit tanë të jashtëzakonshëm, të cilët kanë spikatur për rezultatet e tyre të shkëlqyera dhe për qëndrimin e tyre frymëzues brenda dhe jashtë mjedisit shkollor.

Këta nxënës janë shembull i vlerave që KPU kultivon çdo ditë – pasion për dijen, respekt, bashkëpunim dhe dëshirë për të bërë ndryshim pozitiv.

Leave a Reply

en_US
en_US