Tetori Rozë në KPU – Edukim dhe ndërgjegjësim për parandalimin e kancerit të gjirit 🌸

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, nxënësit e programit Infermieri në #KPU zhvilluan një aktivitet sensibilizues në qytet, duke shpërndarë broshura dhe këshilla praktike mbi detektimin e hershëm të kancerit të gjirit 🔬🩺.

Kjo nismë ka për qëllim të promovojë informimin dhe edukimin shëndetësor, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit, të cilat shpëtojnë jetë. Aktiviteti gjithashtu fuqizon pjesëmarrjen aktive të nxënësve në komunitet, duke i përfshirë ata në projekte që nxisin ndërgjegjësimin shoqëror dhe shëndetësor.

Në KPU, ne mbështesim çdo iniciativë që nxitet edukimin shëndetësor, ndërgjegjësimin dhe empatinë. Programi #Infermieria është më shumë se një profesion – është kujdes, humanizëm dhe angazhim ndaj njerëzve 💙🌍.

🌸 Parandalimi dhe edukimi janë arma më e fortë për shëndetin dhe jetën!

Leave a Reply

en_US
en_US