Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional të stafit akademik, në #KPU u organizua sot trajnimi me temë:
“Metodologji bashkëkohore për mësimdhënie të angazhuar dhe praktike në arsimin profesional.”
Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e kompetencave pedagogjike të pedagogëve dhe promovimin e qasjeve moderne të mësimdhënies, të cilat vendosin studentin në qendër të procesit mësimor. Gjatë aktivitetit u diskutuan dhe u eksploruan metoda bashkëkohore dhe interaktive, të cilat nxisin mendimin kritik, bashkëpunimin dhe zbatimin praktik të njohurive.
Ndër metodat e trajtuara ishin:
- Flipped Classroom, si një qasje që rrit angazhimin aktiv të studentëve përmes përgatitjes paraprake dhe diskutimit në klasë;
- Problem-Based Learning (PBL), e fokusuar në zgjidhjen e problemeve reale dhe zhvillimin e aftësive analitike;
- Peer Teaching, që inkurajon mësimin bashkëpunues dhe ndarjen e njohurive mes studentëve;
- Case-Based Learning (CBL), e cila lidh teorinë me praktikën përmes analizës së rasteve konkrete.
Këto metodologji nuk mbeten vetëm në nivel teorik, por janë tashmë pjesë e praktikës sonë akademike. Stafi i #KPU është i angazhuar vazhdimisht për t’i zbatuar këto qasje në mënyrë sa më efektive dhe cilësore, me synimin për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe për të përgatitur studentë të aftë për sfidat e tregut të punës.
Trajnime të tilla përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt inovacionit në arsimin profesional dhe forcimit të kulturës së zhvillimit të vazhdueshëm akademik.

