Në kuadër të lëndës së Biologjisë, nxënësit tanë patën mundësinë të realizojnë një vizitë studimore në Pyllin e Arinjve Prishtina, një habitat natyror i pasur me biodiversitet, që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e specieve të rrezikuara dhe mbrojtjen e natyrës.
Pylli i Arinjve është një nga territoret e mbrojtura që ofron strehim dhe kushte ideale për shumë specie të faunës dhe florës, duke kontribuar në ekosisteme të shëndetshme dhe të balancuara. Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të mësuan për rëndësinë e këtij habitati, si dhe për sfidat që përballen speciet e rrezikuara në këtë zonë.
Ky angazhim në ruajtjen e faunës dhe biodiversitetit është një hap i rëndësishëm drejt ndihmës për ruajtjen e ekosistemeve të shëndetshme dhe për një të ardhme më të qëndrueshme për planetin tonë.
Ne besojmë se çdo veprim për mbrojtjen e natyrës kontribuon në krijimin e një bote më të mirë dhe më të sigurt për brezat që do të vijnë!