Shkenca Kompjuterike

Shkenca Kompjuterike

Ndërto të ardhmen profesionale në KPU – Kolegji Profesional Universum.

✓ Praktikat më të mira të Edukimit Profesional

✓ Shkollim Dual – Mësim, Praktikë Profesionale dhe Punësim

✓ Integrimi i Teknologjisë Inovative

✓ Laboratore Inovative Teknologjike

✓ Inkurajim i inovacionit dhe kreativitetit përmes integrimit të Inteligjencës Artificiale (AI) në klasë

Programi i Shkencave Kompjuterike në KPU kombinon njohuritë themelore të informatikës dhe teknologjisë së informacionit me praktikë në zhvillimin e aplikacioneve kompjuterike dhe menaxhimin e infrastrukturës së rrjetave.

Nxënësit në këtë program studiojnë algoritme, programim në gjuhë të ndryshme (siç janë Java, Python, C++, etj.), zhvillimin e websiteve, sigurinë e informacionit, bazat e të dhënave, dhe teknologjitë e rrjetave kompjuterike. Programi i përfshin edhe aspektet e biznesit të teknologjisë informative, si menaxhimi i projekteve teknologjike dhe inxhinieria e softuerit.

Duke kombinuar njohuritë teorike dhe përvojen profesionale, KPU i përgatit nxënësit për t’u përfshirë në industrinë e teknologjisë informative dhe kompjuterike, duke u siguruar njohuri dhe aftësi praktike që iu mundësojnë për të qenë konkurrues në tregun e punës.

 
 
 
 

Pse Shkenca Kompjuterike?

  • Punësueshmëria e Lartë: Profesionistët në shkencat kompjuterike kanë një normë shumë të lartë punësimi. KPU ofron një kurikulë të përditësuar që përfshin këto teknologji moderne, duke përgatitur nxënësit për të hyrë në tregun e punës me njohuri dhe aftësi të kërkuara.
  • Përgatitje Praktike me Teknologji të Avancuar: Programet profesionale në Shkencat Kompjuterike përfshijnë trajnim praktik intensiv dhe përdorimin e laboratorëve të pajisur me teknologji të fundit.
  • Praktika Profesionale: KPU ofron mundësi të shumta për praktika profesionale që ndihmojnë studentët të fitojnë përvojë të vlefshme në terren. Përmes këtyre praktikave, studentët mund të zbatojnë njohuritë teorike në projekte reale, duke i bërë ata më të përgatitur dhe të aftë për tregun e punës pas diplomimit.
  • Diversitet i Mundësive të Karrierës: Shkencat kompjuterike ofrojnë një shumëllojshmëri mundësish karriere. Studentët mund të punojnë si zhvillues softueri, analistë të të dhënave, inxhinierë të sigurisë kibernetike, zhvillues aplikacionesh, dhe shumë profesione të tjera.
Lëndët Profesionale

Planprogrami

Department Contact Info

KPU – Kolegji Profesional Universum
Rr. Fan Noli
045 481 241
kpu@universum-ks.org

 

 

Social Info



Informohu

sq