Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, nxënësit e programit #Infermieri nga Kolegji Profesional Universum organizuan një aktivitet të veçantë në Sheshin e Qytetit të Ferizajit. Qytetarët patën mundësinë të përfitojnë nga një sërë shërbimesh shëndetësore falas, të ofruara me përkushtim dhe profesionalizëm.
Shërbimet e ofruara përfshinin:
- Matjen e glikemisë dhe tensionit të gjakut, duke ndihmuar qytetarët të kontrollojnë parametrat bazë të shëndetit të tyre.
- Këshilla për parandalimin e diabetit, me fokus në rritjen e ndërgjegjësimit për një stil jete të shëndetshëm dhe menaxhimin e faktorëve të rrezikut.
Qëllimi i aktivitetit ishte të rritej ndërgjegjësimi për diabetin, një nga sëmundjet më të përhapura globalisht, si dhe të ofrohej mbështetje konkrete për qytetarët. Për shumë njerëz, kjo ishte një mundësi e vlefshme për të marrë informacion të drejtpërdrejtë dhe të matnin nivelin e sheqerit në gjak falas, një hap i rëndësishëm për parandalimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjes.
Nxënësit e programit të Infermierisë treguan përkushtim të jashtëzakonshëm, duke ofruar jo vetëm shërbime shëndetësore, por edhe një shembull frymëzues për përfshirjen aktive në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet.
Me moton #Kontribuojmë së bashku për shëndetin dhe komunitetin, ky aktivitet ishte një shembull i qartë se si arsimi dhe përkujdesja shëndetësore mund të bashkohen për të sjellë ndryshim pozitive në jetën e njerëzve.