Në kuadër të lëndës së Biologjisë, nxënësit tanë patën mundësinë të realizojnë një vizitë studimore në Pyllin e Arinjve Prishtina, një habitat natyror i pasur me biodiversitet, që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e specieve të rrezikuara dhe mbrojtjen e natyrës. Pylli i Arinjve është një nga territoret e mbrojtura që ofron strehim...Read More
Kolegji Profesional Universum (KPU) është pjesë e projektit ndërkombëtar CO-HOST, një mundësi e jashtëzakonshme për nxënësit tanë për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe për të krijuar përvoja ndërkombëtare që do t’i ndihmojnë ata të jenë më të përgatitur për tregun global të punës. Në kuadër të këtij projekti, 10 nxënës nga shkolla jonë po marrin...Read More
Sot, në Dita Ndërkombëtare të Sindromës Down, nxënësit tanë u bashkuan për të përkrahur fëmijët me këtë sindromë në një aktivitet të veçantë dhe plot ngjyra! 🎨✨ Ky aktivitet ishte një mundësi për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për ata që kanë nevojë për vëmendje dhe përkujdesje të veçantë. Nxënësit e shkolles kishin mundësinë të...Read More
Në çdo orë të edukatës fizike, nxënësit tanë jo vetëm që lëvizin, por edhe zhvillojnë aftësi fizike, sociale dhe mendore përmes një game të gjerë lojërash dhe aktiviteteve bashkëpunuese. Çdo moment i kaluar në palestër apo fushë është një mundësi për të mësuar përmes argëtimit – për të kuptuar rëndësinë e punës në grup, disiplinës,...Read More
Sot, në ambientet tona mësimore, festuam Ditën Ndërkombëtare të Numrit Pi (#PiDay) me një sërë aktivitetesh praktike dhe edukative që sollën matematikën më afër nxënësve – në mënyrë kreative dhe argëtuese! Përmes aktiviteteve hands-on, nxënësit u angazhuan në eksperimente të thjeshta, matje reale dhe ushtrime logjike që ndihmuan në kuptimin konkret të numrit Pi (π)...Read More
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nxënësit tanë zgjodhën ta festojnë ndryshe këtë vit – me zemër, me dashuri dhe me respekt për ata që kanë dhënë kaq shumë për ne. Në një atmosferë të ngrohtë e të përzemërt, ata vizituan Qendrën e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, ku i surprizuan gjyshet me lule...Read More
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nxënësit tanë zgjodhën të shprehin mirënjohjen dhe respektin për një grup të veçantë të grave që çdo ditë kontribuojnë në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit tonë – zyrtaret e Policisë së Kosovës. Me një gjest të thjeshtë, por plot kuptim, ata dhuruan lule dhe kartolina falënderimi, duke...Read More
Një udhëtim i paharrueshëm me nxënësit tanë na çoi drejt dy qyteteve simbol të trashëgimisë shqiptare – Shkodrës dhe Lezhës. Këto qytete, të pasura me histori, kulturë dhe identitet kombëtar, u bënë vendi ku nxënësit patën mundësinë të përjetojnë nga afër rrëfimet e së kaluarës. Gjatë vizitave, eksploruam muzeume, monumente historike dhe vende që ruajnë...Read More
Në shenjë nderimi për këtë festë të madhe, nxënësit tanë janë angazhuar me përkushtim duke krijuar piktura, vizatime dhe punime të ndryshme artistike që pasqyrojnë dashurinë për atdheun dhe krenarinë për Pavarësinë. Përmes këtyre veprave, ata shprehin emocionet, mendimet dhe shpresat për një të ardhme më të ndritur. Arti i nxënësve nuk është thjesht një...Read More
Sot, patëm nderin të ishim të ftuar në Qendrën për Shërbime Psikologjike “Ri-Jeta” për një bashkëbisedim të jashtëzakonshëm me psikologen Arjeta Musliu dhe Znj. Naile Elezi. Ky takim na ofroi mundësinë të mësojmë shumë rreth rëndësisë së shprehjes së emocioneve dhe ndikimit që kjo ka në mirëqenien tonë emocionale dhe psikologjike. Njohja dhe shprehja e...Read More
Recent Comments