Sot, në ambientet tona mësimore, festuam Ditën Ndërkombëtare të Numrit Pi (#PiDay) me një sërë aktivitetesh praktike dhe edukative që sollën matematikën më afër nxënësve – në mënyrë kreative dhe argëtuese! Përmes aktiviteteve hands-on, nxënësit u angazhuan në eksperimente të thjeshta, matje reale dhe ushtrime logjike që ndihmuan në kuptimin konkret të numrit Pi (π)...Read More
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nxënësit tanë zgjodhën ta festojnë ndryshe këtë vit – me zemër, me dashuri dhe me respekt për ata që kanë dhënë kaq shumë për ne. Në një atmosferë të ngrohtë e të përzemërt, ata vizituan Qendrën e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, ku i surprizuan gjyshet me lule...Read More
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nxënësit tanë zgjodhën të shprehin mirënjohjen dhe respektin për një grup të veçantë të grave që çdo ditë kontribuojnë në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit tonë – zyrtaret e Policisë së Kosovës. Me një gjest të thjeshtë, por plot kuptim, ata dhuruan lule dhe kartolina falënderimi, duke...Read More
Një udhëtim i paharrueshëm me nxënësit tanë na çoi drejt dy qyteteve simbol të trashëgimisë shqiptare – Shkodrës dhe Lezhës. Këto qytete, të pasura me histori, kulturë dhe identitet kombëtar, u bënë vendi ku nxënësit patën mundësinë të përjetojnë nga afër rrëfimet e së kaluarës. Gjatë vizitave, eksploruam muzeume, monumente historike dhe vende që ruajnë...Read More
Në shenjë nderimi për këtë festë të madhe, nxënësit tanë janë angazhuar me përkushtim duke krijuar piktura, vizatime dhe punime të ndryshme artistike që pasqyrojnë dashurinë për atdheun dhe krenarinë për Pavarësinë. Përmes këtyre veprave, ata shprehin emocionet, mendimet dhe shpresat për një të ardhme më të ndritur. Arti i nxënësve nuk është thjesht një...Read More
Sot, patëm nderin të ishim të ftuar në Qendrën për Shërbime Psikologjike “Ri-Jeta” për një bashkëbisedim të jashtëzakonshëm me psikologen Arjeta Musliu dhe Znj. Naile Elezi. Ky takim na ofroi mundësinë të mësojmë shumë rreth rëndësisë së shprehjes së emocioneve dhe ndikimit që kjo ka në mirëqenien tonë emocionale dhe psikologjike. Njohja dhe shprehja e...Read More
Sot, nxënësit tanë të Programit #Infermieri po kalojnë një ditë të rëndësishme praktike në laboratorin e shkollës, duke mësuar dhe praktikuar një nga aftësitë më të rëndësishme në fushën e infermierisë – qepjen e plagëve 🩺🪡. Ky është një hapi thelbësor në përgatitjen e tyre për profesionin e infermierit, pasi qepja e plagëve është një...Read More
Sot, nxënësit tanë patën mundësinë të vizitojnë Kompaninë Gjirafa, një udhëheqëse në industrinë e digjitalizimit në rajon. Kjo vizitë ishte një përvojë jashtëzakonisht frymëzuese dhe motivuese për të rinjtë tanë, duke u dhënë mundësinë të mësojnë drejtpërdrejt nga profesionistët e fushës. Gjatë vizitës, nxënësit zbuluan sesi funksionon një kompani që është pionier në teknologji dhe...Read More
Kjo ditë do të mbetet e paharrueshme për ne! Nxënësit tanë patën mundësinë të kalonin një ditë të jashtëzakonshme në pistën e skijimit në Brezovicë 🎿🌨️. Pjesë e kësaj eksperiencë ishte orë e Edukatës Fizike, që këtë herë e mbajtëm direkt në mjedisin e mrekullueshëm të Brezovicës, në një nga destinacionet më të njohura për...Read More
Në kuadër të vizitave studimore, nxënësit tanë të Programit #TeknikDentar patën mundësinë të vizitojnë një laborator të avancuar të Teknikut Dentar në qytetin e Ferizajit. Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për ata për të pasur një përvojë praktike dhe për të mësuar drejtpërdrejt nga profesionistët e fushës. Nxënësit jo vetëm që mësuan teorinë...Read More
Recent Comments