Dashuri dhe mirënjohje për gjeneratat që na rritën – Një 8 Mars i veçantë në Qendrën e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nxënësit tanë zgjodhën ta festojnë ndryshe këtë vit – me zemër, me dashuri dhe me respekt për ata që kanë dhënë kaq shumë për ne.

Në një atmosferë të ngrohtë e të përzemërt, ata vizituan Qendrën e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, ku i surprizuan gjyshet me lule të freskëta, kartolina të punuara me dorë dhe shumë dashuri. Ishte një ditë plot emocione të sinqerta, buzëqeshje dhe përqafime që fjalët nuk mund t’i përshkruajnë plotësisht.

Çdo kartolinë që u dhurua mbante një histori të veçantë – ishin realizuar me përkushtim nga duart e fëmijëve të Qendrës Down Syndrome Kosova, duke e kthyer këtë gjest në një shembull të bukur të bashkëpunimit, solidaritetit dhe ndjeshmërisë sociale.

Ky aktivitet nuk ishte thjesht një vizitë – ishte një mësim për zemrën, një kujtesë e rëndësishme për të çmuar gjeneratat që kanë dhënë gjithçka për ne dhe për të ndërtuar ura dashurie mes brezave.

Gëzuar 8 Marsin! 🌷
Nga zemra, për gjyshet tona – me mirënjohje dhe përulësi. 🤍

Leave a Reply

en_US
en_US