Një ditë në rrethin e dijes – Festuam Ditën e Numrit Pi!

Sot, në ambientet tona mësimore, festuam Ditën Ndërkombëtare të Numrit Pi (#PiDay) me një sërë aktivitetesh praktike dhe edukative që sollën matematikën më afër nxënësve – në mënyrë kreative dhe argëtuese!

Përmes aktiviteteve hands-on, nxënësit u angazhuan në eksperimente të thjeshta, matje reale dhe ushtrime logjike që ndihmuan në kuptimin konkret të numrit Pi (π) – një nga simbolet më të famshme dhe misterioze të matematikës.

🔍 Gjatë ditës:

  • Zbuluam fakte interesante rreth Pi
  • Diskutuam përdorimet e tij në përditshmëri dhe në shkencë
  • Shikuam video informative dhe dokumentare të shkurtër, që na ndihmuan të kuptojmë më thellë historinë dhe rëndësinë e këtij numri të pafund.

Nxënësit jo vetëm që mësuan më shumë, por edhe punuan në grup, ndanë ide dhe u argëtuan, duke e kthyer këtë ditë në një përvojë mësimore të paharrueshme.

📐 Sepse matematika nuk është vetëm numra – është logjikë, kreativitet dhe bashkëpunim!

Leave a Reply

en_US
en_US